zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Arrestohen dy ish-truprojat e Saimir Tahirit në Gjermani e Francë

Janë arrestuar në Francë dhe Gjermani dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Paul Deda, në Francë.

Burime për Zoom.al bëjnë të ditur se Prokuroria e Posaçme ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Emrat e dy ish-truprojave dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.