zoom

Aktualitet

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa persona të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë u regjistrua këtë të shtunë në vendin tonë.

Vetëm pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në Rrëshen u përplasën dy makina, duke lënë disa persona të plagosur.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy prej të plagosurve ndodhen ende brenda mjeteve dhe për nxjerrjen e tyre po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Dinamika e aksidentit nuk është zbardhur ende, ndërsa nuk dihet as gjendja shëndetësore e të plagosurve.