Aplikacion
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Lajçak tha se me të ka folur për atë se ku ndodhet procesi i dialogut, si dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.
“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq. E informova për zhvillimet aktuale në dialog dhe fola rreth marrëdhënieve BE-Serbi”, u shpreh ai, pa dhënë detaje të tjera në lidhje me çështjet e dialogut me Kosovën.
Lajçak e ka përfunduar misionin e tij diplomatik dhe i është caktuar detyrë e re, teksa me dialogun Prishtinë-Beograd do caktohet emisar tjetër nga BE-ja. /ZOOM.AL/