Aplikacion
Me këtë rezultat kualifikimi shtyhet për të enjten e ardhshme në Shqipëri.
Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga mesfushori Renato Spahiu, që mori kartonë të verdhë në minutat 17’ dhe 28’ dhe la skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë.
Petrocub shtoi presionin, duke përfituar nga epërsia numerike, por u ndalën nga portieri Dajsinani.
Kur portieri i kurbinasve humbi vëmendjen, ishte mbrojtja e Laçit, që shpëtoi skuadrën nga pësimi i golit.
Përfundimisht 0-0 dhe buzëqesh Laçi, që luan në shtëpi ndeshjen e kthimit. / zoom.al/