zoom

Aktualitet

Laborator droge në qendër të Tiranës, kapet nipi i Emiljano Shullazit

Pas operacionit të zhvilluar në Tiranë, policia zbuloi një shtëpi bari. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga 38-vjeçari Alban Karapici.

Si rezultat u arrestua në flagrancë edhe 23-vjeçari Leondaro Zela, nipi i Emiljano Shullazit.

Ata kishin ngritur një laborator droge në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se Zela është nipi i Emiljano Shullazit, djali i motrës së ish-kreut të grupit të njohur si banda e “Rrugës së Kavajës”, që aktualisht ndodhet pas hekurave, i mbyllur në regjimin “41 biss”.

Në total, në kuadër të operacionit “Ndërveprimi” janë sekuestruar 31 llamba elektrike, radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS, peshore elektronike, përforcues grushti dhe shumat 11150 euro e 11.000 paund. 140 gramë lëndë narkotike ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme.

Zela dhe Karapici akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.