zoom

Të gjitha

Marc Anthony fejohet me modelen 30 vjet më të re, por me unazën e Jennifer Lopez

Pasi  zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë në Instagram pak kohë më parë ,këngëtari  Marc Anthony dhe modelja Nadia Ferreira janë fejuar.

23-vjeçarja  ndau disa foto të unazës së saj të fejesës me diamantë në rrjetet sociale. Ajo konfirmoi se planifikon të martohet së shpejti me artistin  53-vjeçar.

“Festa e fejesës” ishte mbishkrimi i fotove   ndërsa ajo etiketoi Marc Anthony. Në rrjetet sociale nuk munguan as foto dhe video të familjes dhe miqve duke shijuar një natë jashtë.

Edhe pse me një diferencë moshe 30-vjeçare dhe kohës së shkurtër të marrëdhënies, ajo që bëri më shumë ‘zhurmë’ se vetë fejesa, ishte unaza me të cilën këngëtari i propozoi Ferreirës.

Guri qendror i prerë në formë katrore është i rrethuar nga dy gurë më të vegjël dhe ngjan shumë, për të mos thënë që është identike, me unazën që Anthony i dha ish-bashkëshortes, Jennifer Lopez, në vitin 2004.

Ky lajm vjen vetëm tre muaj pasi dyshja ndezi thashethemet për një romancë  të mundshme gjatë një udhëtimi në Mexico City. Para se të dilte me Ferreira, Anthony ka qënë i fejuar katër herë. Ai ka gjashtë fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

Antononthy ka qënë për shumë vite në një lidhje dashurie me këngëtaren Jennifer Lopez me të cilën ka dy fëmijë Emme dhe Maximilian./L.K

/Zoom.al