zoom

Të gjitha

Ky është shqiptari që u gjet i pajetë në Belgjikë

Është identifikuar shqiptari, që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Belgjikë.

Mësohet se viktimë është shqiptari Klodian Turja, i cili u gjet pa shenja jete në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, por autoritetet belge raportuan më herët se ngjarja ishte e dyshimtë, pasi viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës.

“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, tha njëri ekspertëve të kriminalistikës. Ndërkohë, kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë pikasur trupin e pajetë të 38-vjeçarit shqiptar në fund të shkallëve të apartamentit.

Postime të lidhura