Aplikacion
Viktima i identifikuar si Novruz Cenaliaj, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Efektivi ka qenë jashtë shërbimit, me uniformë veshur dhe punonte si pjesë e repartit “Shqiponja”.
Si autor i dyshuar u shpall në kërkim Asllan Mernica i njohur edhe me identitetin Azgan Mernica, 23 vjeç, me origjinë nga Kruma e Hasit.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ngjyrë blu.
Policia po heton në dy pista, një konklikt i çastit dhe hakmarrja për një sherr të vjetër. /ZOOM.AL/