Aplikacion
Ndeshjet e javës së 34-të do të luhen më datë 4 maj në orën 16:00, ndërsa java e 35-të do të zhvillohet e gjitha në mesjavë më datë 8 maj në orën 16:00. Java e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet më datë 11 maj po në orën 16:00.
Pas përfundimit të javës së 36-të, FSHF do të organizojë hedhjen e shortit për “Final 4”, ku do të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinaliste. Të gjitha ndeshjet e “Final 4” do të luhen në stadiumin “Air Albania”. Ekipe si Egnatia, Partizani, Tirana, Vllaznia deri edhe Dinamo luajnë për vendet e “Final Four”, kurse Kukësi, Teuta, Erzeni dhe Skënderbeu për të mos rënë.
Më poshtë edhe kalendari i plotë:
Abissnet Superiore / Java 34