zoom

Aktualitet

Ky është Hans Jonuzaj, i arrestuari i vetëm për vrasjen e Taulant Beqirajt

Ky në foton e mësipërme është Hans Andi Jonuzaj, i akuzuar për ekzekutimin e Taulant Beqirajt në Vlorë. Jonuzaj ka dalë sot para gjykatës në Vlorë, nën masa të rrepta sigurie.

Trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg” për Jonuzajn për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit kledian Llaho.

Jonuzaj është i arrestuari i vetëm si i përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, më 3 mars.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

Një person i tretë i ka ndihmuar për t’u larguar me makinë nga vendi i krimit. Ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për një borxh.