Aplikacion
Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë të mëparshëm. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Ai është arrestuar në vitin 2018 i kapur me shtetas siriane.
Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.
Kush e thirri Xhuljanon?
Ndërsa prania e tij në Babicë deri në këto momente justifikohet nga policia lokale, se dikush i njohur i tij mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin. Kështu nuk përjashtohet pista se ai mund të jetë nxjerrë në pritë.
Viktima është gjetur i vrarë brenda makinës së tij rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë.