Aplikacion
Mes të përjashtuarve, ai që përfiton në letër është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i përjashtuar.
Burime nga Kuvendi pohojnë se ka pranuar pjesërisht shkresën e Bardhit. Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, rikthehen në grupin parlamentar demokrat. Por në faqen online të institucionit vihet re se në përbërje janë disa prej të përjashtuarve nga Basha, por jo Berisha, i cili ndodhet me masën “arrest shtëpie”.
Mësohet se emri i kryeministrit nuk është marrë në konsideratë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Berisha në faqen e Parlamentit i përket listës së deputetëve jashtë grupeve parlamentar.
Iniciatori i rikthimit të të gjithë të përjashtuarve në PD, Gazment Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën. Priten reagimet politike dhe institucionale në lidhje me këtë përfundim. /ZOOM.AL/
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?