zoom

Lajme

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Anti-korrupsion

Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua sot ngritja e Komisionit të Posaçëm për luftën kundër Korrupsionit.

Komisioni për Korrupsionin u miratua në Kuvend me 74 vota pro, 6 kundër dhe 0 abstenim.
Ngritja e Strukturës së Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të ketë objektiv sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Rithemelimi nuk e mbështeti ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, shumica e deputetëve kanë bojkotuar.

6 deputetë që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv. kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.