zoom

Lajme

Kuvendi konfirmon zyrtarisht lënien e Berishës jashtë grupit parlamentar të PD. Zbulohet arsyeja

Kuvendi ka konfirmuar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Pas lajmit se ish-kryeministri nuk ishte mes demokratëve të rikthyer në listën e grupit të deputetëve që më herët ishte përjashtuar me vendim të Lulzim Bashës, vjen edhe konfirmimi zyrtar.

Në njoftimin e Kuvendit, sqarohet se më 9 prill në këtë institucion kishte mbërritur njoftimi i Bardhit ku revokonte vendimin e Bashës, ndërsa konfimron se Berisha që prej fillimit të legjistaturës nuk ishte anëtar i grupit parlamentar të PD-së.

“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature”. Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, sqaroi Kuvendi. /ZOOM.AL/