zoom

Politikë

Kuvend/ Ngrihet komisioni hetimor për mbetjet

Në rendin e ditës sot në Kuvend ishte dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Projektvendimi i plotë:

Titulli i projektvendimit të miratohet si vijon: “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.
– Pikat I, II dhe IV të miratohen si vijon: “I. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Kuvendit, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane. Ky hetim do të synojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, garantimin e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës dhe tregut të lirë, dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis të pastër. II. Objekti i punës së Komisionit Hetimor është: 1. Kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ana organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane. 2. Verifikimin e pasojave ekonomike në buxhetin e shtetit shqiptar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të organeve publike; 3. Verifikimi i efekteve mjedisore dhe pasojave mbi konkurrencën dhe tregun e lirë; 4. Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave ligjore për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe parimit të mosdiskriminimit; 5. Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave të përshtatshme ligjore për mbrojtjen e mjedisit; 6. Rekomandime për marrjen e masave të përshtatshme duke ndërgjegjësuar hallkat e administratës shtetërore mbi aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e mjedisit; 7. Vlerësimin e nevojës për përafrimin e legjislacionit për koncensionet dhe mjedisor, me direktivat dhe praktikat më të mira të BE-së. IV. Komisioni hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, miratime, ndryshime apo korrigjime të kuadrit ligjor dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për fillimin e cështjes penale.”

Postime të lidhura