Aplikacion
Ligjvënësja ka qenë edhe nismëtarja për sensibilizimin dhe denoncimin e skandalit të gati privatizimit të trashëgimisë kulturore te një fond privat amerikan.
Kjo e fundit në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pohoi se do t’i drejtohen me padi SPAK-ut.
“Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e ADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten?!”, tha Zhupa mes të tjerash.
Edhe më parë është kërkuar hetim për rastin, pasi dyshohej se fshiheshin qëllime korruptive dhe abuzive. /ZOOM.AL/