Aplikacion
Qeveria serbe ka miratuar një kontratë me Jared Kushner mbi planet për të ndërtuar një hotel luksoz në vendin e ish ministrisë së mbrojtjes në Beograd, shkruan The New YorkTimes. Sipas kësaj media, ky veprim po i jep mundësi Kushner të bëjë biznes me një shtet europian teksa vjehrri i tij, Donald J. Trump po përpiqet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Kushner po investon në projektin e hotelit prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenell. Z. Grenell, i cili ka qenë ndihmës i administratës Trump, kishte propozuar që kur ishte diplomat, si i dërguar i posaçëm në Ballkan, që investitorët amerikanë të përpiqen të rizhvillojnëvendin ku ishte Ministria e Mbrojtjes e ish-Jugosllavisë, që u bombardua vite më parë,
Marrëveshja, e cila provokoi protesta në Beograd në 16 maj, është pjesë e projekteve të Affinity Partners të zotit Kushner, një fond tre-vjeçar i investimeve prej 3 miliardë dollarësh i mbështetur nga fondi sovran i Arabisë Saudite.
“Qeveria e Serbisë ka zgjedhur një kompani me reputacion amerikan si partner në këtë sipërmarrje, e cila do të investojë në rijetëzimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare”, deklaroi në 15 maj një zyrtar i qeverisë serbe
Kompleksi u bombardua në vitin 1999 nga forcat e NATO-s me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, gjatë luftës që Serbia po zhvillonte atëherë me Kosovën. Tani zona ai ka mbetur një vend i pazhvilluar në mes të një qyteti shumë të ndryshuar. Vetë zoti Trump në vitin 2013 kishte menduar që në të njëjtin vend të ndërtonte një hotel.
Për zotin Kushner, i cili po planifikon gjithashtu dy projekte hotelesh luksoze në Shqipërinë fqinje, këto marrëveshje në Ballkan janë ndër më të mëdhatë që ai ka bërë që nga fillimi i firmës së tij të investimeve.
“Progresi ekonomik në Serbi gjatë dekadës së fundit ka qenë mbresëlënës,” tha zoti Kushner në një deklaratë që konfirmoi miratimin e marrëveshjes. “Ky zhvillim do të jetë një hap mëtej për Beogradin si një destinacionin kryesor ndërkombëtar”.
Z.Kushner dhe partnerët e tij planifikojnë të ndërtojnë një hotel, hapësira biznesi dhe më shumë se 1500 njësi banimi. Plani i miratuar përfshin një propozim për të ndërtuar një muze dhe kompleks përkujtimor për të plagosurit ose vrarëtgjatë bombardimeve të NATO-s.
Memoriali do të zotërohet dhe menaxhohet nga qeveria dhe do të projektohet “në bashkëpunim me arkitektët serbë”, deklaroi kompania e zotit Kushner.
Z. Kushner është duke punuar me një manjat të pasurive të paluajtshme në projektin e Serbisë, Asher Abehsera, i cili do të mbikëqyrë zhvillimin aktual.
“Rindërtimi nuk do të thotë vetëm ndërtimi i ndërtesave, por edhe ndërtimi i urave midis kulturave, respektimi i së kaluarës dhe krijimi i themeleve për një të ardhme të begatë”, tha zoti Abehsera në një deklaratë.
Qeveria serbe, në deklaratën e saj, tha se do të ruante pronësinë e vendit dhe se grupi i investitorëve, AffinityGlobal Development, ka një afat të caktuar kohor për të përfunduar projektin, përndryshe toka do të kthehet në kontrollin e qeverisë.
Por miratimi i kontratës — e cila përfshin një qira 99-vjeçare dhe një marrëveshje për të ndarë fitimet nga zhvillimi i zonës me tre blloqe me qeverinë serbe — ka sjellë reagime të shumta nga opozita në parlament.
Protestuesit bllokuan trafikun përpara ish-selisë së ministrisë së mbrojtjes të enjten dhe vendosën tabela që kundërshtonin marrëveshjen. Ata kërkuan ndalimin e dhënies së shtabit të ushtrisë si dhuratë kompanive amerikane offshore.
Një pjesë tjetër e popullsisë në Serbi e kundërshtojnë planin për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara në bombardimet e 25 viteve më parë.
“Dikush po përpiqet të “pastrojë” atë çka ata bënë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të ndërdyjnë në këtë vend,” tha DraganJonic, një deputet, i cili mori pjesë në protestën të enjten.
Projekti gjithashtu ka tërhequr vëmendjen nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët u kërkuan republikanëve në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Dhomës tëhetojnë marrëveshjet e propozuara, megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga republikanët.
“Jared Kushner po krijon marrëveshje të reja biznesi jashtë vendit në Ballkan, ndërkohë që Donald Trump bëhet kandidati i supozuar republikan për presidencë,” shkruan përfaqësuesi Jamie Raskin, demokrat i Maryland dhe përfaqësuesi Robert Garcia, demokrat i Kalifornisë, në mars, pasi The New YorkTimes zbuloi detajet e para të projekteve të planifikuara.
Z. Kushner, në një intervistë, ka deklaruar se si një qytetar normal ka të drejtë të krijojë marrëveshje ndërkombëtare për pasuri të paluajtshme, edhe nëse ato përfshijnë qeveri të huaja.
“Një nga arsyet që mendoj se firmat na pëlqejnë ne si investitorë është se ata e dinë që Afiniteti vjen me një produkt të certifikuar dhe një markë të sigurt,” tha zoti Kushner në një intervistë në mars.
“Sepse, ne jemi një firmë shumë e sigurt. Ne operojmë shumë profesionalisht”.
Planet për Sazanin
Më herët Bloomberg e më pas media të tjera amerikanë bënëtë ditur planet e “Affinity Partners”, për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec dhe një në Serbi.
Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, tha më herët Kushner në një intervistë me Bloomberg News.
Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazhe me rërë të bardhë të thellë. Firma planifikon të ndërtojë disa resorte në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.
Kryeministria Edi Rama tha në atë kohë se “Do ta diskutojmë dhe nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe me domosdoshmërinë e krijimit të ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, duke e kthyer natyrën në asetin kryesorë të atij zhvillimi, atëherë do ecim përpara.”
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”