Aplikacion
Thuhet se në njërin nga rastet në fjalë, policët kanë gjetur në shtëpi vetëm kopshtarin, i cili nuk ishte dëgjuar fare muzikë. Burimet thonë se telefonatat nisën menjëherë pasi Jennifer Lopez performoi në inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Kështu, kanë nisur dyshimet se këto telefonata janë motivuar nga qëllime politike për të nxjerrë keq artisten dhe për ta përfshirë në telashe.
Gjithashtu thuhet se tashmë skuadra e Jennifer po punon që ta zgjidhë këtë mister, i cili ka shqetësuar jo vetëm artisten, por edhe policinë.
Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është raportuar se së shpejti ajo do të largohet nga shtëpia e saj për të nisur një jetë të re pranë partnerit, Ben Affleck. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! Neës” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.
Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.