zoom

Aktualitet

Kush janë EMRAT dhunuesve të 3 shqiptarëve në Malin e Zi, kishin veshje ushtarake

Janë zbardhur emrat e 3 prej, 5 te arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj 3 shqiptarëve.

Sipas Policisë malazeze tre nga të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic, teksa po thellohen hetimet për shkaqet dhe nëse akti i dhunës është i nxitur.

Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja. Ata kanë qenë me veshje ushtarake që përdoret për gjueti.

Një prej 3 të rinjve shqiptarë të dhunuar në Malin e Zi, Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit, ka mbërritur në familjen e tij.

Jashtë kamerave, ai ka treguar për gazetarët se dhunuesit i kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë sulmuar.

Doris Kopaçi tha se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup.

Ai rrëfeu se ka marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë. I riu u shpreh se nuk i kanë provokuar sulmuesit dhe se s’kanë mundur të reagojnë.

Tre të rinjtë, pasi morën ndihmë mjekësore në Malin e Zi, janë shoqëruar nga autoritetet në kufi. /ZOOM.AL/