zoom

Aktualitet

Kush ishte Eduarti, polici që u vetëvra me armën e shërbimit në Delvinë?!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Delvinë, teksa një person është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Edhe pse shumë informacione janë bërë publike për mediat njoftohet se qytetarë të shumtë të cilët e njihnin, kanë treguar detaje nga jeta e policit.

54-vjeçari Eduart Beqiri ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Ai nuk ishte as i divorcuar e as nuk jetonte në shtëpi me qira. Raportime për mediat, bëjnë me dije se i ndjeri ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.

Banesën në Delvinë e kishte të prindërve dhe familjen e kishte në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se kur ishte me shërbim rrinte në Delvinë dhe kur mbaronte shërbimin ikte në Gjirokastër./ Zoom.al