zoom

Aktualitet

Kush fshihet pas mashtrimit me 50 mijë euro, roli i biznesmenes Vilma Nushi dhe drejtoreshës së saj

Zbardhen detaje nga arrestimi i dy personave, të cilët përmes mashtrimit tentuan që t’i merrnin biznesmenes Vilma Nushi, një shumë parash.

Në kuadër të operacionit “Repeat” u arrestuan Alban Gjoni dhe Rudor Balla, të cilët dyshohet se kanë tentuar që t’i marrin para me anë të mashtrimit drejtoreshës së Vilma Nushit, shumë që i përkiste kësaj të fundit.

Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.

Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër.

Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Fill pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.

Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji. Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve.

Postime të lidhura