zoom

Stil

“Kush foli?”, Shfaqja e parë në Shqipëri me gojë mbyllur

Për të parën herë në Shqipëri  do të zhvillohet një shfaqje me gojë mbyllur.

Kjo shfaqje është bërë e mundur nga Ventrilokuistja Arjeta Dhima, e cila do të transmetojë artin e rrallë të të folurit me zëra të ndryshëm, pa i lëvizur buzët.

“Kush foli?” titullohet shfaqja e cila do të zhvillohet përkatësisht në datat 9,10,12 dhjetor në ora 19:00.

Biletat mund ti merrni dhe online ndërkaq shfaqja do të organizohet në Qendrën Kulturore, Kompleksi i Katedrales Ortodokse, në Tiranë.