zoom

Aktualitet

Kush është spanjolli që humbi jetën mbrëmë në Divjakë, del dëshmia e shokut

Një spanjoll gjeti vdekjen një natë më parë në Divjakë, aty ku ishte i punësuar.

U raportua se Franciso Cervilla ka dëmtuar veten me thikë duke prerë damarët në banjo, mirëpo më pas, Policia shoqëroi një person në komisariat.

Sipas dëshmisë së shokut të tij, me të cilin ndante dhomën 47-vjeçari ka dëmtuar veten gjatë kohës që bënte dush.

Ngjarja ndodhi në hotelin në fshatin Karavasta ku ata po qëndronin, pasi prej një muaji punonin në një firme ku montohen pajisje me sera.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.