Aplikacion
Dhe kryeministri që ka mundësuar lirimin e tyre është ai i Hungarisë, Viktor Orban.
Në një postim në Twitter, Orban shkruan se ky vendim u mor pas takimit të tij me Aleksandër Vuçiç javën e kaluar.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Vuçiç, të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkruan kryeministri hungarez.