zoom

Aktualitet

Kush është “gangsterja” që shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën në Korçë!

Deizi Arapi është 27-vjeçarja që u arrestua ditën e sotme nga policia e Devollit pasi prishi qetësinë publike në orët e para të mëngjesit.

Bëhet me dije se ajo së bashku me motrën e saj 23-vjeçare Xhesi, u kthyen në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan policinë. Të dyja vajzat qëndronin në makinë dhe shanin personat që kalonin.

Ndërkohë që edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Emri i Dezi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 i dogjën mjetin e saj, që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.