zoom

Aktualitet

Kush është djali i gjyqtares, i përfshirë në skemën e 18 mln eurove

Artur Balla është një nga personat e arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

Mediat shkruajnë se Balla është kunati i Rezart Taçit, biznesmentit të akuzuar si drejtues i kësaj skeme në Tiranë, që është i shpallur në kërkim. Balla është djali i gjyqtares së Tiranës Dhurata Balla, e cila dha dorëheqjen nga detyra, pasi KPK i la asaj barrën e provës për justifikimin e pasurisë, gjatë procesit të Vettingut.

Dhurata Balla ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Nga vitiitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që në qershor të këtij viti, pasi refuzoi që të vazhdonte procesin e Vettingut, duke u përjashtuar nga KPK.

Si funksiononte skema?

SPAK deklaron se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Postime të lidhura