zoom

Kosova

Kush e vrau policin serb? Artan Hajrizi: Unë jam në Gjermani, vëllai im…

Artan Hajrizi po akuzohet se ka vrarë policin serb, Nikola Krsmanoviç sepse në vendngjarje është gjetur pasaporta e tij dhe një dokument tjetër identifikimi gjerman.

Por, vetë Hajrizi mohon që të ketë qenë në Kosovë. Ai, së bashku me familjarët e tij janë të tronditur nga ngjarja duke shpjeguar se që prej janarit nuk e kanë vizituar Kosovën.

Sipas Artan Hajrizit, autor i vrasjes mund të jetë vëllai i tij, Fatoni, i cili u arratis nga burgu i Smerkonices së Vushtrrisë në Kosovë.

Prindërit kanë deklaruar se Fatoni ka shkuar në Gjermani dhe ka qëndruar dy ditë e më pas i ka vjedhur pasaportën Artanit.

“Fatoni m’i ka vjedhë dokumentet, ai nuk dorëzohet veç i vdekur”, pohon Artan Hajrizi.