zoom

Lajme

Kush e fiton Evropianin? Njihuni me analizën e OPTA, skuadrat favorite dhe shanset e Shqipërisë

Instituti i famshëm ndërkombëtar i statistikave, ka dalë me parashikime sa i përket Euro 2024. Sipas tij, favoritet kryesore për fituar Euro 2024 janë padyshim Anglia dhe Franca, përkatësisht me 19.9% dhe 19.2%.

Në vendin e tretë renditet Gjermania, vendi organizator i këtij kompeticioni me 12.6% dhe më pas ndjekin Spanja dhe Portugalia.

Por si parashikohet ky evropian për kampionen në fuqi të Evropës, Italinë e Luciano Spallettit? Sipas OPTA, Italia nuk do ta ketë problem kalimin e grupit B, aty ku bënë pjesë edhe kombëtarja jonë së bashku me Kroacinë dhe Spanjën, por do të ketë shumë të vështirë rrugëtimin e saj më pas.

OPTA parashikon se kombëtarja “Azzurre”, nuk do të shkojë më shumë se faza çerekfinale e këtij kompeticioni, duke i dhënë vetëm 5% shance për të ngritur lart trofeun. Kujtojmë se Shqipëria sipas kompanive të basteve, renditet e parafundit, edhe pse shumë media sportive dhe analistë paralajmërojnë se mund të jetë “Hirushja” e këtij sezoni.

Megjithatë këto janë vetëm analiza mbi bazë të statistikave. Italia nuk ishte favorite evropianin e kaluar, kur sipas OPTA-s kishte vetëm 7.6% mundësi për të fituar, por në fund ishin “Azzurrët”, që ngritën lartë trofeun në Wembley. /ZOOM.AL/