zoom

Politikë

Kush do ta zëvendësojë Najada Çomon

Najada Çomo i ka komunikuar kryeministrit Edi Rama lënien mandatit të deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë e konfirmoi vetë Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë për mandatin e dytë.

Sipas Ramës, Çomo ka kërkuar largimin nga posti i deputetes pa nisur ende mandati, për t’iu përkushtuar detyrës në Spitalin Infektiv.

Po kush do jetë në parlament në vendin e Çomos?

Duke parë listën që përkon nga zgjedhjet e 25 prillit, posti bosh i takon Mimi Kodhelit.

Kodheli është renditur e 21-a në listën zgjedhore e sipas kodit të ri zgjedhor dhe ka marrë 4907 vota. Sipas ligjit, nëse largohet një grua, vendin e saj e zë po ashtu një grua dhe në listën e kandidatëve.

E 22-a në listë, pas Mimi Kodhelit renditet Dallëndyshe Bici, e cila ka grumbulluar 4977 vota.

Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme

Qeveria e re e Shqipërisë do të mësohet javën e ardhshme, tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë së mandatit të dytë.

Rama la të kuptohet se disa nga ministrat aktualë nuk do jenë më pjesë e qeverisë.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol, dhe kampionati katërvjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, por edhe një stol të gjatë rezervash, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës”, u tha Rama ministrave.