zoom

Kosova

Kurti thirret nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar.

Çështja për të cilën është ftuar Kurti të dëshmojë lidhet me procesin zgjedhor të 14 shkurtit në Kosovë, kur kishte një vendim gjyqësor që ia pamundësonte kandidimin.

Por sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.