zoom

Bota

Kurti: Takimi i ardhshëm me Vuçiçin varet nga Borrell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë njëditore në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në një deklaratë për mediat serbe ka konfirmuar takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i negociuar nga BE-ja, për të cilin ka thënë se koha e takimit varet nga Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

“Unë pres që më tutje që ne do ta afirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Bashkimit Evropian duhet të mbrohet dhe unë besoj se reformat e brendshme të BE-së dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra-tjetrën. I kemi pasur dy takime deri më tani (me Serbinë v.j.), por mund ta kemi edhe takimin tjetër në vjeshtë. Ajo varet nga nikoqirët, Borrel dhe Lajçak”, ka deklaruar Kurti për “Tanjug”-un.