Aplikacion
Ish-Kryeministri i Kosovës i cilëson masat e marra si sipërfaqësore dhe takimet e mbledhjet e Qeverisë si rutinë.
“36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.
Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.
Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.
Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!”- shkruan Haradinaj.