zoom

Aktualitet

Kur uniformat blu thyejnë ligjin: 444 policë nën hetim gjatë 2024

Viti 2024 ka shënuar një rritje të numrit të shkeljeve dhe përfshirjes së punonjësve të Policisë së Shtetit në paligjshmëri.

Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale.

Shkeljet e evidentuara nga AMP janë korrupsion, shpërdorim detyre, apo me personazhe të botës së krimit.

Shifrat tregojnë një rritje, pasi vitin e shkuar u dërguan në prokurori 319 punonjës. Jo vetëm kaq, por hetimet me anë të përgjimeve dhe metodave pro aktive janë rritur me 33 % në krahasim me vitin 2023.

Shifra në rritje janë regjistruar edhe për personat që janë arrestuar me masë sigurie të dhënë nga gjykata.

Gjatë këtij viti janë arrestuar 163 efektivë, rreth 60% më shumë se vitin e shkuar, në të cilin ishin 102.

Hetimet e AMP-së tregojnë se jo vetëm inspektorë, por edhe grada më të larta janë përfshirë në korrupsion.

Të përfshirë në aktivitete kriminale ishin të përfshirë një drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë, të gjithë në funksionet drejtor drejtorie e shefa sektorësh në strukturat qendrore dhe vendore të policisë.