zoom

Aktualitet

Kur pritet të largohen temperaturat ekstreme

Sot, mos t’ju shkojë ndërmend të dilni nga shtëpia pa veshur gjërat më të trasha që keni brenda në dollap dhe as të dilni për xhiro të gjata nëse s’keni ndonjë punë të rëndësishme për të bërë. Eshtë zyrtarisht, dita më e ftohtë e javës!

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Ndërkohë, meterologët thonë se temperaturat do të ngrihen pas ditës së mërkurë, por i ftohti do të rikthehet sërish në 2 shkurt.

“Ka një tërheqje të masës së ftohtë ditën e mërkurë. Zonat malore mbeten në vlera -4 ose -5 gradë që janë temperatura tipike për stinën. Do kemi një riaktivizim të të ftohtit polar në fillim të shkurtit në datë 2 shkurt.”

Ekspertët njoftuan se në valën e dytë të të ftohtit, temperaturat nuk do të zbresin në vlerat aktuale dhe maksimumi do të jetë deri në -10 gradë. Edhe shkurti pritet të jetë i ftohtë, duke nisur nga data 2, por sidoqoftë nuk priten të jenë temperaturat ekstreme që po përjeton vendi gjatë këtyre ditëve.