zoom

Bota

Kur nuk abuzohet me pushtetin. Kryeministri i Japonisë pushon nga puna të birin

Djali i kryeministrit japonez, Fumio Kishida, është pushuar nga puna si sekretar ekzekutiv të politikave, pas protestave të qytetarëve për përdorimin e rezidencës zyrtare të liderit për një festë private.

Në fotot e publikuara nga revista e përjavshme Shukan Bunshun, shihet djali i kryeministrit, Shotaro së bashku me 10 të afërm të tij duke pozuar në shkallët e rezidencës. Ata imitojnë foton e grupit të sapoemëruar të kabinetit, ku Shotaro pozon në qendër, vendi i rezervuar për kryeministrin.

Në fotot e tjera të marra nga festa e zhvilluar më 30 dhjetor të vitit të kaluar, shihen të ftuarit që qëndronin në një podium sikur të mbanin një konferencë shtypi.

“Si sekretar për çështjet politike të kryeministrit, një pozicion publik, veprimet e tij ishin të papërshtatshme dhe vendosa ta zëvendësoja për ta marrë përgjegjësinë”, tha Kishida mbrëmjen e së hënës.

Sigurisht, përgjegjësia për emërimin bie mbi mua,” shtoi ai.

Ndërsa theksoi se i biri do të zëvendësohej nga ndihmës i tij personal prej shumë kohësh kohësh, Takayoshi Yamamoto, të enjten.