Aplikacion
Urdhri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijëve të institucionit arsimor “Turgut Ozal” është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu, edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan.
Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqësisht!
Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si rregull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste, ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë.
Urdhri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod i sprasmë i arbitraritetit qeveritar të jetë edhe më i keq e më dëmprurës se rastet e tjera. Nuk e kam fjalën për pasojat sociale (250 fëmijë, qindra nxënës e familjet e tyre në çorodi) apo te rrënimi i mëtejshëm i besimit te një shtet i së drejtës (te naivët e tuhafët e mbetur).
Me sa duket, qeveria po importon në Shqipëri arbitraritetin e një shteti tjetër. Dhe po hyn në një konflikt që nuk ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët, duke sjellë kështu probleme të shumanshme e afatgjata.
Por, sidoqoftë, qeveria Rama nuk bën qoka veresie. Por kthen favorin për mbështetjen që ka marrë për të akaparuar pushtetit dhe për të shtuar grand-korrupsionin.
P. S. Për të dhënë një ide se në çfarë kulmi mund të arrijë arbitrariteti i fetvasë qeveritare: në Shkodër urdhërohet shkolla e vajzave që jo vetëm të mbyllet, por godinën e vet (pronë private) t’ia dorëzojë një fondacioni shtetëror të Turqisë.
* Ish-ministër dhe deputet
Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontro