zoom

Lajme

Kuqezinjtë s’i ndal as shiu në Dortmund, tifozët “gardh”. Dy lojtarë me probleme, Daku pret…

Të hënën Shqipëria luan ndeshjen deçizive të grupit të saj, ku një fitore me Spanjën e çon te kualifikimi pothuajse i sigurtë.

Shqipëria do të përballet në kuadër të Euro 2024, për Grupin B me iberikët, teksa luhet në të njëjtën orë, 21:00 të mbrëmjes, edhe sfida tjetër Itali-Kroaci.

Stërvitja e kuqezinjve mësohet se ka qenë intensive prej dy ditësh dhe madje dje në rebesh shiu. Gjatë gjithë ditës në Dortmund ka rënë shi. Por as shiu nuk i ndali tifozët, të cilët kanë bërë foto me lojtarët dhe kanë marrë autografe.

Ekipi zbriti në orën 11.00 në fushë, grupi ishte i plotë. Por dy lojtarë mësohet se shfaqën probleme fizike. Rei Manaj kishte mbingarkesë, Asllani shfaqi një problem te pjesa e meniskut. Pjesa tjetër e mbylli me sukses stërvitjen. Trajneri zhvilloi edhe një video-analizë pas ndeshjes së Spanjës.

Kombëtarja mbetet në pritje ankthi pasi Daku dhe koret ndaj maqedonasve dhe serbëve mund të sjellin probleme ndëshkimi disiplinor nga UEFA, pasi vështirë se ajo mund të falë në këto raste. /ZOOM.AL/