Aplikacion
Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.
Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.
Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.
Çiftet e fazës gjysmëfinale dhe datat:
Kukësi-Tirana (3 prill)/ Tirana-Kukësi (24 prill)
Egnatia-Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia-Egnatia (24 prill)
/ZOOM.AL/