Aplikacion
Kulla e radhës në qendrën e Tiranës nuk është gjë tjetër, veçse çibani gjigand i radhës në pjesën e gjelbëruar të kryeqytetit më të betonizuar në botë.
Autorët janë po ata që shembën teatrin, që zhdukën stadiumin, që zhdukën kinematë e që do zhdukin vlera të tjera arkitekturore historike të kryeqytetit. (Pallati i dashur i kongreseve për të majtët, pritet të bëhet kurban)
Dhe gjithmonë pasi kanë bërë këto janë munduar të fshihen si mos më keq.
Herë në thesin e modernitetit, herë në thesin e zhvillimit të territorit, herë në thesin e investimeve strategjike.
Tani për shumë arsye të situatave politike e korrupsioniste, skandaleve pa fund, kullën që kafshon hapësirën pothuaj të fundit të gjelbërt të Tiranës duan ta fusin në thesin e “dhuratës” së kundërshtarit politik, duke implikuar familjen Berisha.
Poshtërsia e radhës pas qindrave të tilla.
Asgjë për t’u çuditur!
Propaganda është propagandë!
E trishtë për ato personazhe që duan të shpëtojnë politikisht duke u matur me demek me hijen e kullave, ndërkohë që kanë hedhur firmat aty dhe për disa të tjera që do vijnë e do çudisin botën.
Sfida për akuzuesit është hedhur!
Revokimi është kërkuar.
Le të japin tani një përgjigje e të mos mundohen ta lenë kullën në prehrin e opozitës!