zoom

Aktualitet

Kukës/ Vatër zjarri mbi tunelin e Kalimashit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit dhe prej 3 ditësh po mbahet nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Divizionit të Kukësit.

Është e vetmja zjarri në këtë majë pasi era po e favorizon më shumë përhapjen e flakëve ndërsa terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes është angazhuar një helikopter për t’ju ardhur në ndihmë.
Deri tani, Forcat e Armatosura kanë bërë të mundur të shuajnë 7-8 vatra zjarri në territorin e Kukësit.