Aplikacion
Një prej emrave në dosje, është edhe mjekia nën hetim Alketa Ymeri (Pere), e cila akuzohet se ka futur pacientë pa radhë në seancat e kimioterapisë.
“O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj”, shprehet mjekia Alketa Ymeri në një nga bisedat.
Në një nga bisedat e bëra me koordinatorin e Onkologjikut, Emiljano Lela ajo i kërkon të ketë kujdes nga gazetarët.
“Keni gazetare verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen”, i shprehet mjekia, më pas e paralajmëron: “mund të vijnë edhe si pacientë”.
Pjesë nga dosja hetimore:
Alketa: O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj
Ne oren daten 14/12/2023 ne 10:24 telefonon nr.069******** dhe I thote:
Emiljano: Po Keta.
Alketa: Keni gazetare verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen. Emiljano: Ok.
Ne daten 14/12/2023 ne oren 10:25 telefonon 069********* si më poshte:
Alketa: Mund te vijne dhe si paciente kini mendjen. Emiljano: Po, po.
Alketa: la the te tjerve?
Ne daten 12/12/2023 ne oren 10:55 telefonon nr.telefonit 068******** si me poshte:
Alketa: O afrim ca mungesash kemi ne me kimiot?
Afrimi: Momentalisht nuk kemi, po ja ti shoh dhe te them.
Alketa: Jo me duhet tani se kam doktoreshe Arjanen ketu.
Afrimi: Ja ti dergoj tani
Dhe ne po te njejten kohe I degron me sms:
Alketa vetem Mitoxantroni eshte mungese te tjerat jane per momentin
Në datën 27.12.2023 në orën 11:23 Alketa komunikon me numrin e telefonit 068********* ku i thotë si më poshtë vijon:
-Me mori Tonini, donte ato, a te kaloj ti marr, se i kerkojne nja dy qe nuk i ka, i ka te shitura, ka mungesa
-po nje e mora vet une
te shofim te tjerat qe ti marr ai
Në datën 26.12.2023 në orën 13:13 e merr në telefon nr. 067********* dhe i thotë:
Më kalo pak në Whatsapp. Alketa: Po.