Aplikacion
Kryetari i PD shquhet për denoncimet e tij të forta. Për shkak se shumë prej tyre vijnë nga mesazhe të qytetarëve, vërtetësia e tyre është vënë shpesh në dyshim.
Por a ka të droguar në radhët e policisë?
Në vitin 2021 policia nisi t’i testojë efektiëvët e saj për përdorimin e drogës.
Në 2 javë, testi i drogës zbuloi se 33 efektivë të komisariateve të Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit ishin përdorues të rregullt të lëndëve narkotike.
Edhe testet në drejtoritë e tjera të policisë nxorrën me dhjetra efektivë përdorues.
Rezultatet negative e detyruan policinë t’i pezullojë testet. Derisa kontrolli është ndaluar, nuk është çudi që mjaft nga efektivët e policisë që na ndalojnë teksa lëvizim me makina me familjet, të jenë të droguar.
Edhe disa nga ata që i thërrasim për të na ardhur në ndihmë të raste rreziqesh mund të jenë po ashtu të droguar. Nisur nga këto fakte shqetësuese, qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sepse ndonjëri prej tyre, armën që duhet t’ua drejtojë kriminelëve nuk është çudi t’ua drejtojë qytetarëve të kërcënuar.
Derisa policia e ndaloi procesin e vetëpastrimit për shkak se ky proces nxorri fakte shqetësuese të pëdorimit të drogës, dyshimet në çdo sektor të saj ka efektivë përdorues, janë të besueshme.
A kanë qenë të droguar policët që ndaluan 32 -vjeçarin Kurti? Përgjigjen duhet ta japë policia duke u bërë atyre testet e duke i publikuar ato. Përndryshe akuzat e Berishës qëndrojnë, duke e kompromentuar më shumë integritetin e policisë. /Zoom.al