zoom

Lajme

Ku ndodhet Flori Mumajesi? Eneda Tarifa tregon më shumë

Prej disa kohësh, këngëtari Flori Mumajesi është “zhdukur” nga tregu.

Ai ka shqetësuar fansat, por edhe kolegët e tij me mungesën e tij, ku disa javë më parë Fifi deklaroi se edhe pse i shkruan, nuk merr përgjigje prej Florit.

Por së fundmi, Eneda Tarifa ka bërë me dije se ai është mirë, duke lënë të hapur edhe mundësinë për një duet së bashku.

Pjesë nga intervista e Enedës në “Pushime on Top”:

Eni: Me kë do bëje një duet, baladë?

Eneda: Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do kisha bërë një duet me Flori Mumajesin

Eni: Nga bëhet Flori meqë ra fjala?

Eneda: Mirë është, ke të fala.

Eni: E përshëndesim.