zoom

Politikë

Ku ndodhet Arben Ahmetaj, gazetari jep detajet: Është në shtëpinë e tij 1 mln euroshe

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj besohet se ndodhet prej gati 6 muajsh në Zvicër.

Gazetari Ardiatik Doçi ka zbuluar detaje të reja, duke thënë se janë disa persona që e kanë parë Ahmetajn teksa luante në një kazino në Lugano të Zvicrës.

Në “Repolitix” ai tha se Ahmetaj ka një vilë 1 milionë euro në qytetin e Zyrihut, të cilën e ka kamufluar në emër të një biznesmeni.

 “Miq të mi, dhe burime shumë të besueshme më kanë thënë që e kanë parë në Lugano të Zvicrës dhe në një kazino në Lugano. Ahmetaj posedon edhe një vilë 1 milionë euro në Zyrih të Zvicrës, vilë që e ka kamufluar në emër të një biznesmeni.

Të gjitha burimet konfirmojnë që ka qëndruar në Zvicër. Ka kaluar nga Kakavija në këmbë kur është larguar. Ka prerë një biletë që do ikte nga Rinasi drejt Italisë, e ka bërë për të çorientuar policinë. Nga Greqia ka ikur në Zvicër. Nga Zvicra një telefon besohet se e ka nisur drejt Kanadasë, për të dhënë idenë se ka ikur në Kanada”, u shpreh gazetari.

Sot teksa në media doli lajmi se Ahmetaj do të japë një intervistë për Çim Pekën, qeveria vendosi t’ia bëjë të pavlefshme pasaportën diplomatike që ai kishte.