Aplikacion
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Ezmir Ibishin.
I riu prej kohësh vëzhgohej nga policia. Në orë të ndryshme të ditës apo natës, sipas banorëve ai qëllonte në ajër me breshëri automatiku, duke alarmuar banorët e zonës.
Policia ishte vënë në kërkim të tij, duke monitoruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa kanë arritur ta identifikojnë.
Ai është shoqëruar ne ambientet e policisë, ku po merret ne pyetje nga grupi hetimor.
NJOFTIMI:
“Policia kap në flagrancë dhe vë në pranga poseduesin e armëve dhe të municionit.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”. /ZOOM.AL/