zoom

Aktualitet

Ktheu Barcelonën në “fermë kanabisi” me grupin e tij, arrestohet për ekstradim fieraku (EMRI)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cities”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës.

Ka qenë një ndjekje nga Sektori i Policisë Rrugore dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Madridit dhe Interpol Tiranës.

Në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, i kërkuari akuzohet se kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, pjesëtari i grupit kriminal.

“Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilat kryhen të bazuara në inteligjencën policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, u finalizua operacioni policor i koduar “Cities”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Etmir Pazaj, 30 vjeç”, thanë burime zyrtare.

Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të jedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Pazaj akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/