zoom

Bota

Kthesë e papritur/ Rusia nis tërheqjen e disa trupave nga kufiri me Ukrainën

Rusia njofton se ka nisur tërheqjen e disa trupave nga kufiri me Ukrainën.

“Një pjesë e trupave ushtarake të Rusisë, në kufirin me Ukrainën po kthehen në baza pas përfundimit të stërvitjeve”, raportohet të ketë thënë të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes.

Agjencia “Interfax” citoi ministrinë, e cila deklaroi se ndërsa stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdonin, disa njësi të distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore përfunduan stërvitjet e tyre dhe kanë filluar të kthehen në baza.

Siç raporton BBC, Rusia ka theksuar megjithatë se një pjesë e trupave do të vijojnë të qëndrojnë në kufirin me Ukrainën, sërish nën argumentin se stërvitjet s’kanë mbaruar.

Autoritetet ruse raportojnë megjithatë se stërvitja e forcave të tyre me ato bjelloruse do të përfundojë në datë 20 shkurt.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.