zoom

Politikë

Kryesia e PD/ Nga shtëpia, Berisha ndan detyrat përpara zgjedhjeve

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që u mbaj këtë të mërkurë, përcaktoi strategjinë se si PD dhe opozita do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Përveç kësaj edhe ekipin me të cilin opozita do të shkojë përballë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
Berisha i ka besuar Qarkun e Tiranës ish-kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi. Ndërsa Gazment Bardhin e ka emëruar në Fier, në Elbasan ka dërguar Ervin Salianjin. Sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, ai së bashku me kreun e Këshillit Kombëtar Edi Paloka do të koordinojnë fushatën në rang vendi në mungesë të Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Albana Vokshi dhe Besar Xhaferaj do të koordinojnë forumin e gruas dhe të të rinjve.

Lista e plotë e drejtuesve në qarqe:
1.Tirana – Belind Këlliçi
2.Durrës – Oerd Bylykbashi
3.Shkodër – Luçiano Boçi
4.Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5.Fier – Gazment Bardhi
6.Elbasan – Ervin Salianji
7.Korçë – Ivi Kaso
8.Kukës – Flamur Hoxha
9.Gjirokastër – Tritan Shehu
10.Vlorë – Bujar Leksaj
11.Berat – Eno Bozdo
12.Dibër – Xhelal Mziu