Aplikacion
Mark Carney do të marrë drejtimin në një kohë të trazuar në Kanada, e cila është në mes të një lufte tregtare me aleatin e vjetër Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump dhe duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme së shpejti.
59 vjeçari mori 86% të votave duke mundur ish-ministren e financave Chrystia Freeland në një garë në të cilën votuan pak më pak se 152,000 anëtarë të partisë.
“Është dikush që po përpiqet të dobësojë ekonominë tonë”, tha Carney për Trump. “Ai po sulmon punëtorët, familjet dhe bizneset kanadeze. Ne nuk mund ta lëmë të ketë sukses. Do të duhet të bëjmë gjëra që nuk i kemi imagjinuar më parë, me shpejtësi që nuk i mendonim të mundshme”.
Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjetësh në pushtet, pasi vlerësimi i tij ra ndjeshëm, duke e detyruar Partinë Liberale në pushtet të bëjë një garë të shpejtë për ta zëvendësuar atë.