zoom

Lajme

Kryemadhi zbuloi votën për të, Meta: Gabim i rëndë! Në mbrëmje te “rruga e shpresës” (Berisha)…

Në një komunikim të shkurtër për gazearët, jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillon prej disa orësh punimet Konventa e PL, Ilir Meta ka deklaruar se me përfundimin e eventit do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.

Kjo do të jetë dhe hera e parë që ish-presidenti shkon poshtë banesës së ish-kryeministrit, që prej 30 dhjetorit, kur ai u izolua me “arrest shtëpie”.

Meta u shpreh se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, ashtu siç prej muajsh tanimë quhet nga ish-kryeministri Berisha dhe simpatizantët e tij rruga “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës.

I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.

“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta. /ZOOM.AL/